Jennifer Lawrence mohon të gjitha thashethemet që e shohin të përfshirë në tradhtinë e Liam Hemsworth ndaj Miley Cyrus: ja fjalët e saj
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth ka vite që nuk janë më të martuar, por vazhdojnë të përfolen sidomos pas publikimit të këngës Flowers që Miley ka shkruar enkas kundër Liamit dhe kundër lidhjes së tyre. Shumë nga ata që e kanë parë videoklipin kanë gjetur, të dhëna të fshehura nga Miley për të zbuluar një sfond të ndarjes me Liam, apo një tradhti.

Sipas fansave, pista kryesore do të ishte fustani i artë që këngëtarja vesh në fillim të videos, i cili do të bazohej në fustanin që Jennifer Lawrence kishte veshur në vitin 2012 në premierën e Hunger Games. Në fakt, për shumë fansa, tradhtia që do të kishte pësuar Miley do të ishte mes Liam dhe Lawrence, të cilët kanë punuar së bashku në film në ato vite. Megjithatë, askush deri më sot nuk i kishte mohuar apo konfirmuar thashethemet: Dhe për këtë më në fund u kujdes Jennifer.
Pavarësisht thashethemeve dhe komenteve nga fansat, Jennifer Lawrence nuk kishte komentuar derisa si e ftuar në Watch What Happens Live deklaroi me besim: “Nuk është e vërtetë që Liam e tradhtoi Miley-n me mua. Janë thjesht thashetheme. Të gjithë e njohim Liam dhe unë u puthëm, por kishin kaluar vite nga ndarja e tyre. Unë supozoj se videoklipi ishte thjesht një rastësi”.