Vendimi pro ndërtuesit për pallatin e konfiskuar, Rama sërish kritika gjyqtarit

by Nexhat

Pas vendimit të arsyetuar të gjykatës, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për vendimin e gjyqtarit Hazbi Balliu, i cili i dha të drejtë ndërtuesit për një pallat pa leje të konfiskuar, në ambientet e të cilit ishin vendosur zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar arsyetimin e vendimit të gjyqtarit Balliu për vendimin në favor të ndërtuesit, të cilin e cilëson skandaloz

banner

“Më në fund, gjykatësi Balliu e nxori arsyetimin e shkruar të vendimit të tij skandaloz, për të marrë në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë, ku u sistemua Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila prej disa vitesh e vazhdonte punën në një objekt të vjetër e të dëmtuar seriozisht nga tërmeti.

Se si mund të angazhohen prokurorë apo gjyqkatës të Republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm, kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurores Gjeli dhe të gjykatësit Balliu. Por se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK-ja nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik në pritje që, me ndihmën e të Madhit Zot, organet e kontrollit dhe të qeverisjes së gjyqësorit të zgjohen nga gjumi i tyre, i cili po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm edhe për fatet e vetë Reformës në Drejtësi.

Në foto keni (mos)arsyetimin e gjykatësit Balliu, si edhe situatën e godinës së vjetër të ASHK-së, e cila mesa duket për Balliun është një vend normal pune, për sa kohë nuk ka viktima”, shkruan Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy