Hysa: E habitshme se si Kurti mbështetë Mickoskin me agjendë proserbe e antishqiptare  

by Nexhat

Gazetari the ish-diplomati, Ylber Hysa, tha se Qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut, me në krye Hristijan Mickoskin, është duke bërë hapa prapa në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropan.

“Pikërisht kjo Maqedoni që e shihte marrëveshjen e Ohrit si model, e cila arriti që ta bëjë Maqedoninë të jetë në NATO, dhe e cila hapi rrugët për të qenë pjesë e BE-së, në një mënyrë u ndërpre nga kjo qeveri e sotme, e një gjenerate të re të VMRO-s e udhëhequr nga Micskosi, i cili me një agjendë të theksuar antishqiptare, antievropiane dhe proserbe në mënyrë serioze po e sfidon dhe kanosë të gjitha arritjet e Maqedonisë Veriore”, tha Hysa në Rubikon të Klan Kosovës.

banner

Hysa kritikoi ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për ndërhyrjen në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut, derisa u shpreh i habitur me mbështetjen e Kurtit ndaj Mickoskit, për të cilin tha se ka agjendë të theksuar antishqiptare dhe proserbe.

“Erdhi në pushtet me ndihmën direkte të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili është për tu habitur se si ka vendosur aq të vrazhdë të ndërhyjë në proceset në Maqedoni, të përkrahë një njeri si Mickoski, i cili udhëheqë një politikë serioze antishqiptare, i cili cenon çështjen e gjuhës shqipe, i cili ka cenuar marrëveshje e Badinterit, pra të prezantimit të favorizuar të shqiptarëve dhe i cili nuk fshehë një afinitet serioz karshi Beogradit, domethënë është për t’u çuditur se çka e ka lidhur Kurtin me Mickosin”, tha Hysa në Rubikon të Klan Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy