E mërkura sjell mot tipik vere, me diell dhe temperatura të larta në gjithë vendin. Sipas parashikimeve, termometri do të ngjitet deri në 33°C, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin mes 13 dhe 15°C.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi dhe në disa zona pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi që mund të arrijë deri në 47 km/h.
Pavarësisht vapës, kushdo që planifikon të dalë jashtë duhet të ketë parasysh se në disa rajone era do të jetë ndjeshëm e pranishme.