Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Malishevë, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda një restoranti në rrugën “Avdyl Krasniqi”.
Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
“Sot rreth orës 14:10, është gjetur pa shenja jete një person mashkull i moshës madhore në një restorant në rrugën ‘Avdyl Krasniqi’ në Malishevë. Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Krasniqi.
Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”. Trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor për të përcaktuar shkaktarin e vdekjes.
Policia e Kosovës njofton se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.