Tre policë të lënduar nga motoçiklistë në Ferizaj – të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

by informim peje

Tre zyrtarë policorë janë lënduar të martën mbrëma në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj, si pasojë e goditjes nga tre motoçiklistë që nuk i respektuan rregullat e trafikut.

Mbrëmë Klankosova.tv ka raportuar për arrestimin e të rinjve afër nënkalimit të qytetit. Një lexues kishte dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen të njëjtit, duke u arrestuar.

banner

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti i parë ndodhi rreth orës 21:15, kur një motoçiklist refuzoi të ndalonte për kontroll policor, rriti shpejtësinë dhe goditi dy zyrtarë policorë. Të lënduarit u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt për trajtim mjekësor.

Policia njofton se i dyshuari është identifikuar pasi në vendin e ngjarjes i kishte rënë telefoni celular. Më vonë, ai së bashku me prindin e tij është paraqitur në stacionin policor. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Pak minuta më vonë, rreth orës 21:20, një tjetër incident ndodhi kur dy motoçiklistë tjerë përplasën një zyrtar tjetër policor, duke i shkaktuar lëndime trupore. Të dy të dyshuarit u arrestuan në vendngjarje dhe, pas intervistimit, u liruan në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit kujdestar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy