Gazetarja e RTK-së, Jehona Zhitia, ka reaguar përmes një postimi publik, duke shprehur pakënaqësinë e saj ndaj vonesave në pagesa, pavarësisht vendimit të Qeverisë.
Ajo e ka quajtur vendimin qeveritar një “mashtrim optik”, ndërsa theksoi se tashmë kanë kaluar 20 ditë pa rrogë.
Postimi i saj:
“Dita e 20-të pa rrogë… Vendimi i Qeverisë – mashtrim optik!
‘Politika përbëhet nga dy fjalë: POLI – që në greqisht do të thotë shumë, dhe TIK – një lloj insekti gjakpirës.’ – Gore Vidal”.