Izraeli mobilizon 50 mijë rezervistë – Po fillon një fazë e re lufte në Gaza!

by engel

Gjeneralët izraelitë kanë dhënë dritën jeshile për një operacion të ri ushtarak në zemër të Gazës, duke paralajmëruar një përshkallëzim të rrezikshëm në zonat më të dendura të populluara.

Sipas një zyrtari ushtarak izraelit, që foli për Associated Press në kushte anonimiteti, ushtria është gati të godasë zonat ku Hamasi vazhdon të ketë praninë më aktive.

banner

Plani përfshin thirrjen e 50,000 rezervistëve të rinj, duke e çuar numrin total të trupave rezervë në 120,000 – një mobilizim masiv që sinjalizon një ofensivë të re me pasoja të rënda për civilët palestinezë.

Aktualisht, trupat izraelite po bombardojnë lagjet Zeitoun dhe Jabaliya, ndërsa operacioni i ri pritet të marrë konfirmimin zyrtar nga shefi i shtabit. Kjo lëvizje vjen në vazhdën e deklaratës së kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili ka vendosur si prioritet lirimin e pengjeve të mbetura.

Kujtojmë se më 7 tetor 2023, militantët e Hamasit sulmuan Izraelin, duke vrarë rreth 1,200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Shumica e pengjeve janë liruar përmes marrëveshjeve të përkohshme, ndërsa Hamasi ka paralajmëruar se nuk do të lirojë të tjerët pa një armëpushim të qëndrueshëm dhe tërheqje të plotë të Izraelit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy