Kuvendi mbetet në ngërç: Dështojnë dy herë radhazi kandidatët e Vetëvendosjes për Kryeparlamentar

by engel

As Albulena Haxhiu, as Donika Gërvalla Schwarz nuk arritën të sigurojnë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës, duke e zhytur procesin konstituiv në një krizë të re politike.

Në seancën e sotme, nga 116 deputetë të pranishëm, Haxhiu mori vetëm 57 vota për, 56 kundër dhe 3 abstenime – një rezultat që pasqyron polarizimin ekstrem dhe mungesën e koordinimit politik. Pas këtij dështimi, Lëvizja Vetëvendosje nxitoi të propozojë Donika Gërvallën si alternativë, por edhe ajo përfundoi me të njëjtin rezultat: 57 për, 56 kundër, 3 abstenime.

banner

Seanca u mbajt pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, e cila përcakton qartë: kryeparlamentari duhet të zgjidhet brenda 30 ditësh përmes votimit të hapur, me mundësi vetëm tri herë për të votuar të njëjtin kandidat.

Ky dështim i dyfishtë ngre pikëpyetje serioze mbi aftësinë e Vetëvendosjes për të ndërtuar konsensus dhe për të respektuar afatet kushtetuese. Me dy raunde të konsumuar dhe pa asnjë rezultat, rreziku për bllokim institucional është më i madh se kurrë.

A do të arrijë Vetëvendosje të gjejë një emër që bashkon shumicën parlamentare, apo po shkon drejt konsumimit të mundësive kushtetuese pa zgjidhje? Koha po ecën, ndërsa Kuvendi mbetet pa drejtim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy