Një dron rus është rrëzuar në një fushë misri pranë fshatit Osiny, në lindje të Polonisë, duke shkaktuar një shpërthim të fortë, por pa viktima. Varshava e ka denoncuar si një shkelje të re të hapësirës së saj ajrore nga ana e Moskës, në një moment të vlerësuar si veçanërisht i ndjeshëm, teksa po zhvillohen bisedime për paqen në lidhje me luftën në Ukrainë.
Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, e dënoi të mërkurën si një “provokim” rus ngjarjen që ndodhi gjatë natës, kur një dron rus u rrëzua dhe shpërtheu në një fushë në lindje të vendit, pa shkaktuar viktima.
⚡ ⚡⚡ A Russian "Shahed" drone crashed and exploded near Warsaw
— NEXTA (@nexta_tv) August 20, 2025
🇵🇱The object "landed" in a cornfield in the village of Osiny, in the Łuków County of the Lublin Voivodeship.
According to unofficial reports, it was most likely a "Shahed" drone, which the Russians use in the war… pic.twitter.com/2dIg83FJdK
Shpërthimi ndodhi në një fushë misri pranë fshatit Osiny, në lindje të Polonisë, rreth 100 kilometra nga Varshava dhe nga kufiri me Ukrainën dhe Bjellorusinë.
“Edhe një herë, po përballemi me një provokim nga Federata Ruse, përmes një droni rus”, deklaroi para mediave Kosiniak-Kamysz.
Ky provokim ndodh në një kohë të veçantë, ku po zhvillohen bisedime për paqe, dhe ku ekziston shpresa që kjo luftë (…), të ketë një mundësi për të përfunduar.
“Rusia po provokon sërish”, shtoi ai.
BREAKING:
— Visegrád 24 (@visegrad24) August 20, 2025
After reports of a suspected explosion of a Russian suicide drone in Osiny, Poland a few hours ago, Polish prosecutors now confirms that it was:
“A military drone that exploded”
Poland is NATO member state pic.twitter.com/QwDGqx5ZN5
Ministri polak i Punëve të Jashtme, nga ana tjetër, dënoi një “shkelje të re të hapësirës sonë ajrore nga lindja”.
“Ministria e Punëve të Jashtme do të protestojë zyrtarisht ndaj autorit të kësaj shkeljeje”, deklaroi Radoslaw Sikorski në rrjetin social X (ish-Twitter).
Sipas gjeneralit Dariusz Malinowski, bëhej fjalë për një “dron mashtrues”, i cili nuk ishte i armatosur, por që mbante një mbushje vetëshkatërruese.
Mediat polake publikuan një video që tregon një shpërthim të fuqishëm gjatë natës, si dhe fotografi të mbetjeve, përfshirë një motor dhe një helikë.
Gjenerali Malinowski tha se të gjitha të dhënat tregojnë se motori ishte i prodhimit kinez.
Në vitin 2023, Polonia kishte njoftuar se një raketë ruse kishte kaluar nëpër hapësirën e saj ajrore duke fluturuar mbi kufirin me Ukrainën, në një kohë kur forcat ruse po kryenin sulme me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës.
Në nëntor të vitit 2022, një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase ra mbi fshatin Przewodów në Poloni, pranë kufirit, duke shkaktuar vdekjen e dy civilëve. Fillimisht kishte pasur dyshime nëse raketa ishte ruse, gjë që mund të kishte shkaktuar përshkallëzim, duke qenë se Polonia është anëtare e NATO-s, shkruan RTL info përcjell Informim.net.