SHBA vendos sanksione ndaj ish-gjyqtarit të Speciales që kishte trajtuar rastin Thaçi

by engel

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj gjyqtarit francez Nicolas Yann Guillou, i cili kishte pasur rol kyç në procedurën paraprake kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale.

Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një deklarate, bëri të ditur se sanksionet lidhen me vendimin e Guillou për të autorizuar lëshimin e urdhër-arresteve ndërkombëtare ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, në lidhje me akuza për krime lufte.

banner

Ky vendim ka nxitur reagim të menjëhershëm nga administrata amerikane, e cila si kundërpërgjigje e ka futur gjyqtarin francez në listën e sanksioneve.

Përveç Guillou, sanksione janë vendosur edhe ndaj tre figurave të tjera të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC): Kimberly Prost, Nazhat Shameem Khan dhe Mame Mandiaye Niang. Ky veprim shihet si pjesë e presionit të vazhdueshëm të SHBA-ve ndaj ICC-së për hetimet që përfshijnë liderët dhe autoritetet e Izraelit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy