Zhduket ish-zv.drejtori i AKSHI-t, denoncimi bëhet në polici nga familja

by Nexhat

Familjarët e Daniel Shimës, ish-zëvendësdrejtor i përgjithshëm i AKSHI-t, kanë denoncuar në komisariatin nr. 1 humbjen e kontakteve me të afërmin e tyre.

Lajmi konfirmohet nga burime të Komisariatit nr. 1 në Tiranë nga ku bëhet me dije se  denoncimi është bërë 3 orë më parë nga nëna e Shimës.

banner

Përmes një njoftimi për mediat policia bëri me dije se, “më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç”.

Policia ka nisur verifikimet, duke sekuestruar edhe kamera sigurie pranë vendeve të sinjalizuara nga familja ku mund të ketë qenë orët e fundit.

Aktualisht në komisariat po merren deklarime dhe nga persona të afërt të Shimës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy