“Trekëndëshi Kurti-Lista Serbe-Vuçiq nuk funksionon”, thotë Haradinaj 

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar dështimin e zgjedhjes së kryeparlamentares, duke kritikuar Vetëvendosjen dhe kryetarin e saj, Albin Kurti

Në Debat Plus, Haradinaj ka thënë se ideja që Lista Serbe dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq mund ta ndihmojnë VV-në dhe Kurtin është e pasuksesshme dhe nuk ka vlerë.

banner

“Ideja që do t’i ndihmojë Lista Serbe dhe Vuçiq nuk do të funksionojë më. Se Lista Serbe po i ndihmon, i ndihmoi sot, se ne nuk kishim nevojë për të, sepse nuk kishte asnjë vlerë. Ideja që këta ta ndihmojnë njëri tjetrin, Kurti, Lista Serbe e Vuçiqi. Ekziston njëlloj trekëndëshi i tillë.

Në nuk kemi asnjë marrëveshje, marrëdhënie me Listën Serbe. Nëse ka dashtë Kurti dhe VV-ja me mund Listën Serbe sot, e kish mund menjëherë me Glauk Konjufcën, se ish zgjedh kryetari i Kuvendit. I kish mund me Sarandën dhe me Shqipen…”, ka thënë Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy