Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy personave në fshatin Vajnik të Skenderajt, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
Sipas raportit 24-orësh, gjatë një kontrolli në shtëpinë e tyre, policia ka sekuestruar një pushkë automatike AK-47 me 60 fishekë, një pushkë gjuetie me 18 fishekë, një pushkë ajrore si dhe një revole me gaz.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

