Berisha: Propozimi i Gërvallës erdhi pa paralajmërim – Vetëvendosje nuk po jep sinjale për zgjidhje

by engel

Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar se propozimi i Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit nga Vetëvendosje ishte i papritur dhe pa koordinim paraprak me partitë e tjera.

Në një intervistë për Tëvë1, Berisha tha se, ndonëse ka mbështetur kandidatët e partisë fituese, nuk ishte i informuar për këtë lëvizje.

banner

Sipas tij, situata aktuale politike po stagnon, pasi nuk vërehet vullnet nga Vetëvendosje për të tejkaluar ngërçin institucional. “Partitë opozitare kanë paraqitur propozimet e tyre, ndërsa Vetëvendosje ka vepruar pa konsultime, duke sjellë kandidatura që nuk morën mbështetje.

Nëse nuk reflekton dhe nuk propozon emra që mund të votohen edhe nga opozita, atëherë nuk mund të flasim për vullnet për zgjidhje,” u shpreh Berisha.

Të mërkurën, Vetëvendosje propozoi Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën për postin e kryetares së Kuvendit, por asnjëra nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy