Autoritetet ruse kanë vendosur kufizime ndaj aplikacioneve WhatsApp dhe Telegram, duke i akuzuar se nuk bashkëpunojnë me organet ligjzbatuese në rastet e mashtrimeve dhe terrorizmit.
WhatsApp reagoi duke thënë se enkriptimi i plotë dhe mbrojtja e privatësisë janë arsyeja e vërtetë pas bllokimit:
“WhatsApp është privat, i enkriptuar nga fillimi në fund dhe sfidon përpjekjet e qeverisë për të shkelur të drejtën e njerëzve për komunikim të sigurt, prandaj Rusia po përpiqet ta bllokojë atë për mbi 100 milionë rusë”, tha WhatsApp në një deklaratë. “Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë komunikimin e koduar nga fillimi në fund të disponueshëm për njerëzit kudo, përfshirë edhe në Rusi.”
Telegram deklaroi se lufton aktivisht keqpërdorimin e platformës, përfshirë nxitjen për dhunë apo mashtrime.
Kjo është një tjetër përplasje mes kontrollit shtetëror dhe lirisë digjitale në Rusi.