Prattipati: VV dhe Kurti po e shqyrtojnë përjashtimin e disa prej tyre, ia bëra të qartë, partitë serbe duhet të marrin pjesë në zgjedhje

by Nexhat

E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane, Anu Prattipati, pas një takimi të mbajtur në qeveri me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, para media deklaroi se ai dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke e konsideruar përjashtimin e “disa partive politike” nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ajo tha se ia ka theksuar Kurtit se është e rëndësishme që serbët e Kosovës të përfshihen në procesin zgjedhor dhe tha se janë të shqetësuar për tendencat për limitim të zgjedhjeve të tyre,

banner

 “Me kryeministrin në detyrë kemi diskutuar për veprimet, që kuptojmë se kryeministri në detyrë dhe Lëvizja Vetëvendosje po shqyrtojnë t’i përjashtojnë disa nga partitë politike nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të ardhshme. Të jemi të qartë, besojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e plotë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Është shumë me rëndësi që serbët e Kosovës të përfshihen në këtë proces dhe jemi të shqetësuar për çdo tentim që limiton zgjedhjet e tyre. Ia kam bërë të qartë këto pika kryeministrit në detyrë dhe kam nënvizuar vëmendjen e SHBA-së për këtë çështje”, ka thënë Prattipati para gazetarëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy