Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku një person ka humbur jetën.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 15:50. Sipas tij, shoferi i automjetit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën, duke u vetaksidentuar.
“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e aksidentit, ngasësi – mashkull i moshës madhore – ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje,” tha Elezaj.
Hetimet mbi shkaqet e aksidentit janë duke u zhvilluar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë.