Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim lamtumirës këshilltarët amerikanë

by engel

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në një takim lamtumirës këshilltarët amerikanë, znj. Debra Parker dhe z. Ronald Wilkins.

Me këtë rast, ministri Maqedonci i falënderoi ata për kontributin e dhënë në Ministrinë e Mbrojtjes, veçanërisht përmes ekspertizës së tyre profesionale dhe akademike në hartimin e rregullores për Planifikim, Programim, Buxhetim dhe Ekzekutim (PPBE), si dhe në zhvillimin e procedurave për implementimin e këtyre proceseve.

banner

Ai theksoi se praktikat e avancuara amerikane të aplikuara nga këshilltarët kanë ndihmuar edhe në ngritjen e mëtejshme të kapaciteteve të ministrisë, përfshirë proceset e prokurimit specifike për fushën e mbrojtjes.

Ministri në detyrë shprehu gjithashtu falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për Zyrën Amerikane për Bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes (ODC) në Prishtinë, për mbështetjen e vazhdueshme me këshilltarë dhe trajnime për stafin civil e ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Shëndet dhe suksese Debra dhe Ronald,” përfundoi ai.

Burimi i informacionit: https://www.facebook.com/share/p/1FyBMrGobr/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy