Kryetari Ferati pret në takim komandantin e ri të KFOR-it RC West, kolonel Lorenzo Mangia

by engel

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir F. Ferati, ka pritur sot në një takim njohës komandantin e ri të KFOR-it për Rajonin Perëndim, kolonel Lorenzo Mangia.

Në këtë takim, kryetari Ferati e uroi kolonelin Mangia për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar suksese në misionin e tij në Kosovë. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për rolin e KFOR-it në garantimin e sigurisë, ruajtjen e paqes dhe në ndërtimin e bashkëpunimit të qëndrueshëm me institucionet lokale në Istog.

banner

“Mirë se erdhe në Istog, kolonel Mangia! Vlerësojmë lartë kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it dhe presim vazhdimin e këtij bashkëpunimi në të mirë të qytetarëve tanë,” u shpreh kryetari Ferati.

Burimi i informacionit dhe me shume foto: https://www.facebook.com/share/p/19gH1tzFVb/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy