​Mos certifikimi i Listës Serbe, deklarohen nga Qeveria

by Nexhat

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë Përparim Kryeziu ka folur pas mos certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka shpallur të ashtuquajturat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Veriore” organizata terroriste më 29 qershor 2023

banner

“Në atë kohë u patëm kritikuar ashpër, por doli se kishim të drejtë. Kosova është shtet i pavarur dhe Republikë demokratike”

Kryeziu ka rikujtuar se Qeveria e Kosovës nuk ndalon partitë politike, përfshirë as Listën Serbe, por është në dorën e Komisionit Qendror Zgjedhor të mos i certifikojë ato, ndërsa prokurorisë e gjyqësorit iu takon të veprojnë me informacionet dhe evidencën e bollshme që posedojnë nga organet e sigurisë dhe inteligjencës.

“Strukturat paralele dhe ilegale të Serbisë e përdorin Listën Serbe si platformë në Kosovë. Serbët e Kosovës nuk duhet ta kenë dhe nuk mund ta kenë vetëm një parti politike. Ndërkohë që 12 subjekte politike tjera serbe, prej tyre 4 parti politike, 6 iniciativa qytetare dhe 2 kandidatë të pavarur serbë, tashmë janë certifikuar në KQZ për zgjedhjet lokale të tetorit. Është e padrejtë që ato të neglizhohen për hir të Listës Serbe, e cila nuk i përfaqëson interesat e qytetarëve serbë të Kosovës, por të Beogradit zyrtar në Kosovë”, ka theksuar Kryeziu për KP

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy