“Nuk ishte vetëm rroga” – Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Asllani zgjodhi Torinon para Bolonjës

by engel

Kristjan Asllani ka befasuar shumëkënd me vendimin për t’u bashkuar me Torinon, duke refuzuar ofertën e Bolonjës. Por sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, arsyeja nuk lidhet vetëm me aspektin financiar.

Raportohet se Bolonja kishte një pengesë të madhe rregullore për ta regjistruar mesfushorin shqiptar. Klubi kishte mbushur të gjitha vendet e lejuara për lojtarët mbi 23 vjeç në skuadrën e parë. Për të krijuar hapësirë për Asllanin, kuqeblutë kishin planifikuar shitjen e kroatit Nikola Moro drejt Sasuolos. Megjithatë, ky transferim dështoi dhe automatikisht u bllokua edhe afrimi i mesfushorit të Kombëtares shqiptare.

banner

Ndryshe nga Bolonja, Torino tregoi më shumë fleksibilitet. Klubi granata ishte i gatshëm të largonte një nga lojtarët aktualë të skuadrës për t’i bërë vend Asllanit, duke i ofruar atij garanci të menjëhershme për aktivizim.

Kështu, për të shmangur pritjen e gjatë dhe pasiguritë, Asllani pranoi ofertën e Torinos, ku pritet të ketë më shumë hapësira dhe besim nga stafi teknik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy