Formimi i qeverisë së re/ “Ministrat e rinj do jenë thjesht zbatues”, Dedaj: Opozita pa rol në Parlament, ja si duhet të veprojë

by Nexhat

Gazetari Reldar Dedaj, i ftuar në studion e News24, ka komentuar mbi formimin e qeverisë së re dhe rolin e opozitës në Parlamentin e ardhshëm, duke dhënë një panoramë kritike për funksionimin e jetës politike në vend

Sipas tij, kabineti i ri qeveritar nuk do të ketë figura të pavarura, por vetëm ministra të cilët do të ndjekin pa kundërshtime vendimet e kryeministrit. “Ministrat e rinj do të jenë thjesht figura që do të ndjekin me përpikmëri çdo marrëveshje sipas urdhrit që do marrin. Nuk kam parë ndonjë ministër të Ramës që të ketë shfaqur revoltë ndaj vendimeve të tij,” tha Dedaj

banner

Ai u ndal edhe te opozita, duke e cilësuar atë si të pafat, por edhe me përgjegjësi për gjendjen aktuale. “Opozita shqiptare është edhe fatkeqe, jo se nuk ka fajet e veta. Me gjithë vështirësitë po e merr veten, por sa i përket jetës parlamentare nuk do të ketë asnjë rol,” u shpreh gazetari.

Dedaj shtoi se roli i vetëm i opozitës duhet të ishte pengimi i konsolidimit të një panorame autoritariste: “Funksioni i saj do të ishte të mos lejonte funksionimin e saj duke mos qenë një garniturë e kësaj panorame të autoritarizmit,” tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy