Një përleshje mes dy familjeve në Lipjan ka përfunduar me 10 persona të arrestuar. Motivi i konfliktit ende nuk dihet.
Sipas Policisë, gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta, ndërsa është gjetur edhe një armë automatike me dy karikatorë dhe 46 fishekë, e cila nuk është përdorur gjatë incidentit.
Nga përleshja kanë mbetur të lënduar dy persona. Njëri prej tyre ka marrë trajtim mjekësor dhe është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.
Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarve, përfshirë edhe dy të lënduarit, u është shqiptuar masë ndalimi prej 48 orësh.