Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas vendimit të RTK-së për largimin e disa redaktoreve nga prezantimi i lajmeve. Sipas saj, ky veprim është i papranueshëm dhe i motivuar politikisht, pasi redaktoret kishin kërkuar pagat e tyre dhe kishin bërë pyetje me interes publik.
“RTK nuk është pronë e qeverisë, por medium publik i financuar nga qytetarët dhe duhet t’u shërbejë qytetarëve, jo pushtetit,” ka shkruar Deliu.
Ajo e ka cilësuar këtë rast si sulm të hapur ndaj lirisë së medias dhe pavarësisë redaktoriale, duke shtuar se nëse Kuvendi do të ishte funksional, Bordi i RTK-së do të duhej të raportonte urgjentisht për këtë akt të censurës politike.