Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë, pranë lokalit “Boujee”, ku dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në QKUK, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka intervistuar katër dëshmitarë. Rasti është cilësuar si “Tentim vrasje e rëndë” dhe po hetohet më tej nga autoritetet kompetente.