Manchester City ka pësuar humbjen e parë të sezonit në Ligën Premier, pasi u mposht në shtëpi nga Tottenham Hotspur me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të kampionatit anglez.
Skuadra e Pep Guardiolës nuk arriti të vazhdojë serinë e fitoreve, duke u dorëzuar përballë ekipit të drejtuar nga Thomas Frank.
Pjesa e parë solli raste nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm mysafirët që shënuan. Brennan Johnson realizoi në minutën e 35-të për 0-1, ndërsa në shtesat e pjesës së parë Joao Palhinha dyfishoi rezultatin për Tottenhamin.
Në pjesën e dytë, Guardiola bëri disa zëvendësime në kërkim të përmbysjes, por pa sukses. Tottenham jo vetëm që u mbrojt mirë, por krijoi edhe raste të tjera të rrezikshme, duke e ruajtur avantazhin deri në fund.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-2, duke i dhënë Tottenhamit një fitore të madhe si mysafir dhe duke lënë Cityn pa pikë në këtë xhiro.