Mitrovica Veriore dhe Zveçani mbesin pa ujë të pijshëm për shkak të dëmtimit të një gypi

by informim peje

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan për shkak të dëmtimit të një gypi.

Ujësjellësi njoftoi se ekipet janë në terren për të sanuar dënim dhe se më pas do të kthehet furnizimi me ujë të pijshëm.

banner

“Ju informojmë se ka ndodhur dëmtimi i gypit të ujit në Zveçan, për shkak të së cilës është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan. Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmtimit. Menjëherë pas përfundimit të punimeve, furnizimi me ujë të pijes do të rikthehet në normalitet. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin”, u tha në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy