Një urë hekurudhore në ndërtim në provincën Qinghai, Kinë, u shemb sot në mëngjes, duke shkaktuar të paktën 12 viktima. Katër persona të tjerë vijojnë të konsiderohen të zhdukur, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit punojnë pa ndërprerje për të gjetur mbijetues.
Sipas mediave lokale, aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur një kabllo u këput gjatë punimeve. Në atë moment, në kantier ndodheshin 15 punëtorë dhe një mbikëqyrës.
Pamjet e publikuara tregojnë urën e papërfunduar mbi lumin e Verdhë, të rrethuar nga vinça gjigantë dhe skela ndërtimi. Struktura e re pritej të shërbente për transportin hekurudhor, duke kombinuar arkitekturë harkore dhe shtylla mbajtëse të rrjetëzuara.
Autoritetet lokale kanë nisur hetime për zbardhjen e shkaqeve të shembjes, ndërsa operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vijojnë intensivisht në zonë.