Në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës, Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe Prokurorisë, në rajonin e Gjilanit është zhvilluar një aksion i gjerë antidrogë që ka sjellë rezultate të rëndësishme.
Fadil Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës, bëri të ditur se në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në kultivimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit në disa lokacione, forcat e sigurisë kanë zbuluar disa sera të pajisura me teknologji të avancuar për kultivimin e drogës.
Përveç drogës, në operacion është sekuestruar edhe një armë zjarri, duke u vënë në pranga persona që dyshohet se janë të involvuar në aktivitet kriminal të organizuar.
Ky aksion antidrogë është ende në zhvillim, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.