Befasi e madhe: Debutuesja në Serie A, Cremonese mposht Milanin në San Siro

by engel

Një surprizë e vërtetë ndodhi në javën e parë të Serie A, ku skuadra e sapo-promovuar Cremonese arriti të mposhtë Milanin me rezultat 2-1 në “San Siro”, duke e nisur sezonin në mënyrën më të ëndërruar.

Kuqezinjtë u ndëshkuan që në minutën e 28-të, kur pas një mbrojtjeje të pakujdesshme në goditje këndi, topi i rikthyer nga Alessio Zerbin përfundoi në kokën e Federico Baschirotto, i cili shënoi duke kaluar të ftuarit në avantazh.

banner

Milan arriti të reagojë në fund të pjesës së parë. Pervis Estupiñán depërtoi në krah dhe me një top të zgjuar në zonë shërbeu për Strahinja Pavlović, që me kokë barazoi shifrat në minutat shtesë.

Por në momentin kur vendasit po fitonin terren, Cremonese goditi sërish. Në minutën e 61-të, Giuseppe Pezzella harkoi një top të lartë në zonë dhe Federico Bonazzoli me një ekzekutim spektakolar me “roveshatë” i dha tre pikët historike ekipit nga Cremona.

Kjo humbje është një sinjal alarmi për Milanin, që e nis sezonin me presion dhe zhgënjim, ndërsa Cremonese shijon një nga fitoret më të mëdha në historinë e saj, duke treguar se nuk ka ardhur në elitë vetëm për të bërë numrin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy