Artan Behrami, deputet i PArtisë Demokratike të Kosoves, pretendon se Albin Kurti po injoron Glauk Konjufcën në planet politike dhe qeveritare dhe i bën thirrje të mos durojë degradimin.
Sipas deputetit Behrami, Konjufca nuk duhet të qëndrojë më gjatë në Lëvizjen Vetëvendosje, pasi partia Vetëvendosje deri tani i ka ofruar “pesë dështakë” për kryetar të Kuvendit para emrit të tij.
Në të njëjtin reagim, Behrami, duke u thirrur në burime ndërkombëtare thotë se Kurti ka thënë se Donika Gërvalla do të jetë prap ministre e Jashtme nëse qeveria vjen nga kjo parti.
VV-ja tashmë e ka përjashtuar Konjufcën nga posti i ministrit dhe i kryeparlamentarit. Prandaj, Behrami i kërkon Konjufcës të japë dorëheqje nga VV-ja, duke thënë se vlera e tij vlen më shumë se një mandat të vetëm.