PRISHTINË/ Një 31 vjeçar ka vdekur pasi i ka rënë lisi në një fshat të Komunës së Prishtinës

by Nexhat

Një 31-vjeçar ka vdekur pasi i ka rënë një trung druri në komunën e Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Prishtinën.

banner

Kjo ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00.

“Rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një person të lënduar rëndë (dyshohet si pasojë e rënies së një trungu druri).  Personi i lënduar L. G, mashkull, 31 vjeç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti i ka vdekur. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësitet policore në koordinim me prokurorinë  po zhvillojnë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit”, ka thënë Pllana

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy