Pasi janë mësuar identitetet e dy vajzave që humbën jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti tragjik në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, bëhet me dije se ato ishin motra
Viktima të aksidentit janë dy vajza nga Kopaçeza, bashkia Delvinë. Ato janë Ela Dhimaku, drejtuese e mjetit dhe Rezi Dhimaku, pasagjere, dy motra. Ndërsa Antonela Zhupa është e plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës. Edhe ajo ishte pasagjere
Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes. E plagosura është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë. Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit