2 vajza humbën jetën dhe 1 tjetër u plagos rëndë në një aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Sarandë-Delvinë.
Policia tha se, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi Kevi Norra, 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen Ela Dhimaku.
Si paosjë e aksidentit ndërroi jetë në vendngjarje shtetësja Ela Dhimaku, 22 vjeçe, drejtuese e mjetit dhe shtetësja Rezi Dhimaku, 20 vjeçe, pasagjere, ndërsa mbeti e plagosur rëndë shtetësja Antonela Zhupa, 24 vjeçe, pasagjere në të njëjtin automjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit