SKENDERAJ/ Humb jetën një 26-vjeçar, ra nga kati i tetë i një ndërtese

by Nexhat

Një 26-vjeçar ka humbur jetën sonte në Skenderaj, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tetë i një objekti banesor.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexherije Pllana.

banner

“Me datë 24.08.2025, rreth orës 21:00, policia në Skenderaj është njoftuar se një person kishte rënë nga kati i tetë i një objekti banesor dhe ishte transportuar menjëherë në emergjencën e QKMF Skenderaj. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes mirëpo pas një kohe të shkurtër, nga ekipi mjekësor ishte konfirmuar se personi 26 vjeçar, i gjinisë mashkullore, si pasojë e lëndimeve të pësuara kishte humbur jetën”, thuhet në përgjigjen e Pllanës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy