Tragjedi në Prizren – 52-vjeçari gjendet i vetëvarur në një vikendicë

by engel

Në një ngjarje tronditëse të sotme në rajonin e Prizrenit, një burrë është gjetur pa shenja jete në rrethana të rënda. Viktima është identifikuar si F. R., rreth 52 vjeç, nga fshati Korishë.

Një burrë rreth 52 vjeç është gjetur i vetëvarur në ballkonin e një shtëpie në një vikendicë të familjes në malin e Kabashit, dhe vdekja është konfirmuar nga ekipi mjekësor.

banner

Sipas të dhënave, ai kishte dalë nga shtëpia në orët e pasdites duke thënë se do të shkonte në firmën e tij.

Pasi nuk u përgjigj në telefon, bashkëshortja, djali dhe babai i viktimës shkuan fillimisht drejt firmës, e cila ishte e mbyllur, dhe më pas në vikendicën ku u gjet viktima.

Ngjarja është raportuar menjëherë në Polici. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë hetimore të Stacionit Policor Prizren, drejtoria rajonale e hetimeve dhe forenzika, ndërsa ekipi mjekësor konstatoi vdekjen.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Autoritetet lokale njoftuan se hetimet do të vazhdojnë për të saktësuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa me detaje të reja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy