Lamtumira për Artur Zhejin: Homazhet sot në Universitetin e Arteve të Bukura

by engel

Sot, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në Universitetin e Arteve të Bukura do të zhvillohen homazhet për gazetarin Artur Zheji, i cili ndërroi jetë të shtunën ndërsa ishte në Sarandë. Pas homazheve, të afërmit, miqtë dhe kolegët do të japin lamtumirën e fundit dhe do ta përcjellin trupin e tij drejt Varrezave të Tufinës për t’u prehur atje përgjithmonë.

Zheji do të mbahet mend si një nga zërat më të artikuluar në analizën politike, me një stil të veçantë dhe shpesh herë provokues në mënyrën sesi shpaloste qëndrimet e tij.

banner

Ai u shfaq si gazetar, publicist, analist politik, ish-drejtues mediash dhe moderator i emisioneve televizive.

Respektohej nga mbështetësit si dhe nga kritikët për aftësinë e tij të analizës së thellë dhe për të shqyrtuar çështje të debatuara me sinqeritet.

Zheji do të mungojë familjes dhe miqve, dhe gazetarisë shqiptare do t’i mungon një debatues i fortë publik dhe një personazh provokues në panelet e debateve.

Në përfundim të homazheve, trupi do të dërgohet për në banesën e fundit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy