Driton Selmanaj, kandidati i LDK-së për Prizrenin, i akuzoi pushtetin aktual se po cenon seriozisht ekzistencën dhe themelet e shtetit. Deklaratat ai i bëri gjatë emisionit Podcast me Shkelzen Dakaj, ku tha se sjellja e bartësve të institucioneve ka krijuar një situatë kaotike në vend.
Problemi më i madh është cenimi serioz i ekzistencës dhe tërësisë së shtetit, duke përfshirë sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarëve.
Ai përmendi shembuj të veprimeve të aparatit shtetëror që tregojnë “kaos”- dhe rrezikojnë sigurinë dhe vetë ndërtimin e shtetit.
Si një shembull të këtyre zhvillimeve, ai përmendi mosrespektimin e detyrimeve nga drejtuesit e institucioneve që duhet t’i japin siguri vendit dhe qasjen e reagimeve të institucioneve të drejtësisë nga kryeministri.
Selmanaj bëri thirrje që institucionet të respektojnë mandatin kushtetues dhe të veprojnë ndaj çdo shkeljeje të pretenduar, pavarësisht se kush është përfshirë. Ai theksoi se çështjet duhet të trajtohen në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi, pa përçarje politike, për të rikthyer stabilitetin dhe besimin e qytetarëve në institucionet.