Sa fiton Princi William: Zbulohet “rroga” mbretërore

by

Në raportin vjetor të Dukatit të Cornwall, të ardhurat e trashëgimtarit të fronit të Britanisë së Madhe

Sa fiton Princi William? Sigurisht që nuk është e vështirë të imagjinohet se të ardhurat e trashëgimtarit të ardhshëm të fronit të Britanisë së Madhe janë mjaft të rëndësishme, por tani shifra e saktë vjen nga raporti vjetor i Dukatit të Cornwall-it i cili parashikon sasinë e parave në rreth 6 milionë paund (pothuajse 7 milionë euro), akumuluar në vitin 2023.

banner

Aseti i rëndësishëm është implementuar muajt e fundit. Në fakt, me vdekjen e gjyshes së tij, Mbretëreshës Elizabeth, William erdhi në zotërim të pronës tokësore të Dukatit të Cornwall-it, e cila në vitin aktual ka grumbulluar fitime prej afërsisht 24 milionë paund. Teorikisht ai ka të drejtë për të gjitha si të ardhura private, por këtë vit kalimi i pronësisë u bë në mesin e vitit financiar, ndaj gjysmën i duhej ta ndante me babain e tij Mbretin Charles i cili mori të ardhurat për 6 muajt e parë.

Në vitin 2024, pra, djali i madh i sovranit do të mund të gëzojë një shifër shumë më të lartë, e barabartë me 4 herë atë që mblidhet sot.

Kjo “rrogë” e shtuar në asetet prej rreth 40 milionë eurosh e bën Williamin mbretërorin më të pasur pas mbretit Charles. Trashëgimtari i fronit, në fakt, zotëron 19 milionë të akorduara nga Mbretëresha Elizabeth dhe të ndara me Harry-n, 8 nga një fond komunitar, rreth 26 milionë nga trashëgimia e nënës Lady Diana, të cilave u shtohen pasuritë e paluajtshme dhe bizhuteritë.

Një pjesë e madhe e të ardhurave financon jetën e një “mbretërori që punon” që përfshin udhëtime shtetërore dhe vizita zyrtare për të, gruan e tij Kate dhe fëmijët e tyre. Dhe, duke folur për fëmijët, William dhe Kate së fundmi vizituan Kolegjin Eton në Windsor, Angli, me djalin e tyre të madh George. Tarifa e shkollimit për institucionin prestigjioz: 58,600 £ në vit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy