Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan, Imri Ahmeti, ka prezantuar listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale, duke theksuar se ekipi i tij është garancia më e madhe për zhvillim dhe fitore.
“Ky është ekipi ynë, kjo është lista jonë – kandidatët më të mirë për zgjedhjet lokale! Me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri për qytetin tonë, ne jemi gati”, ka deklaruar Ahmeti.
Ai shtoi se: “Rrugëtimi ynë është për histori dhe për fitore. Lipjani përtej, me punë për Lipjanin!”, theksoi Imri Ahmeti, duke ftuar qytetarët të bashkohen në këtë mision për të ardhmen e komunës.