KQZ: Mbi 21 mijë shtetas të Kosovës të regjistruar për votim jashtë vendit – tejkalohet shifra e vitit 2021

by engel

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri më 24 gusht janë aprovuar gjithsej 21,291 aplikime të shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, për t’u regjistruar për votim me postë në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Ekonomia Online se nga data 23 korrik deri më tani, përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org, janë pranuar gjithsej 26,480 aplikime, prej të cilave 5,186 janë refuzuar kryesisht për mungesë të dokumenteve që dëshmojnë adresën e aplikuesve jashtë Kosovës.

banner

Sipas Elezit, procesi i shqyrtimit është zhvilluar në baza ditore nga dhjetëra zyrtarë të shërbimit votues, të cilët kanë kthyer përgjigje për secilin aplikues brenda një kohe të shpejtë.

KQZ rikujton se afati për regjistrim përfundon më 29 gusht, ndërsa e drejta për të votuar nga jashtë vendit do të mund të ushtrohet me postë nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025.

Sipas të dhënave krahasuese të KQZ-së, numri i shtetasve të regjistruar këtë vit është më i ulët se në zgjedhjet e fundit për Kuvendin e Kosovës të 9 shkurtit 2025, kur ishin regjistruar rreth 105 mijë votues, por është më i lartë se në zgjedhjet lokale të vitit 2021, kur kjo shifër kishte qenë mbi 15,500.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy