Nis me incident asfaltimi i rrugës ‘A’ në Prishtinë – arrestohen dy persona

by Nexhat

Asfaltimi i rrugës “A” në Prishtinë ka nisur me tensione, ku policia ka arrestuar dy persona pas një incidenti që ndodhi në vendin e punimeve.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili shtoi se ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

banner

“Sot rreth orës 08:00, dy persona janë shoqëruar për në stacion policor, pasi që të njëjtit kanë penguar punimet që kanë qenë duke u bërë në rrugën “A”. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë intervistuar dhe u janë shqiptuar gjoba për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy