Limaj paralajmëron bllokadë: Pa marrëveshje politike, institucionet mbeten të pafunksionalizuara

by engel

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar se pa një marrëveshje të qartë politike mes subjekteve parlamentare, nuk mund të arrihet funksionalizimi i institucioneve të reja në vend.

Në një deklaratë publike, ai ka ritheksuar përkushtimin e Nismës për të kontribuar seriozisht në ndërtimin institucional, duke paralajmëruar se mungesa e konsensusit po rrezikon stabilitetin politik.

banner

“Nisma ka qëndrim të pandryshuar që nga dita e parë: ne i qasemi me seriozitet ndërtimit të institucioneve. Duhet të kemi qasje serioze ndaj shtetit. E rëndësishme është që vendi të fitojë edhe parlamentin edhe qeverisjen,” tha Limaj.

Ai shtoi se pa një marrëveshje politike të mirëfilltë, nuk mund të përmbushen pritshmëritë e qytetarëve dhe nuk mund të formohen institucionet që garanton funksionimin demokratik të shtetit.

Deklarata e Limajt vjen në një moment kur negociatat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë po zvarriten, duke reflektuar tensionet mes partive dhe mungesën e një platforme të përbashkët për qeverisje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy