Napoli pranë marrëveshjes për të transferuar sulmuesin Rasmus Hojlund

by jonzefaj

Skuadra e Napolit po punon për të finalizuar transferimin e sulmuesit Rasmus Hojlund nga Manchester Unitedi.

Kampioni i Italisë, thuhet se ka arritur marrëveshje si me Manchester Unitedin ashtu edhe me Hojlundin, që pritet të bëhet zyrtare së shpejti.

banner

Napoli është futur në treg për një sulmues të ri pas lëndimit të Romelu Lukakut në prag të fillimit të sezonit 2025/26.

Napoli do ta huazojë për një sezon Hojlundin, si dhe do ta ketë blerjen e tij të obliguar vitin tjetër për 45 milionë euro.

Danezi 23-vjeçar verën e shkuar iu bashkua Manchester Unitedit nga Atalanta për 77 milionë euro dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2028.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy