Behrami: PDK votoi për zhbllokim, jo për emrin e Dimal Bashës

by engel

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka sqaruar pozicionin e subjektit të tij lidhur me votimin e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit, duke theksuar se mbështetja nuk ishte e lidhur me emrin, por me nevojën për zhbllokim institucional.

Në një intervistë për emisionin FRONTAL në T7, Behrami tha se PDK nuk e kishte imagjinuar që Lëvizja Vetëvendosje do të propozonte figura si Donika Gërvalla, Hekuran Murati apo Dimal Basha për kryetar të Kuvendit.

banner

“As në ëndrrën më të keqe s’e kemi mendu që një parti mundet me dalë me propozime të tilla,” deklaroi Behrami.

Ai sqaroi se PDK ka respektuar angazhimin e saj për të votuar cilindo prej 34 deputetëve të LVV-së që do të propozohej nga Albin Kurti, me qëllim të zhbllokimit të institucioneve pas muajsh ngërçi politik.

“Cilindo që e kish vendosë, e kishim votu. Nuk e kemi votu Dimal Bashën se na pëlqen, e as se i nënshtrohemi,” tha Behrami, duke shtuar se PDK tregoi gatishmëri për të dalë jashtë vijave të kuqe në rrethana të vështira.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy