Presidentja Osmani uron kryetarin e ri të Kuvendit dhe nënkryetarët, shpreson që Kuvendi dhe Qeveria e re të konstituohen sa më parë

by informim peje

Presidentja Vjosa Osmani ka dalë me deklaratë pas zgjedhjes së Dimal Bashës si Kryetar i Kuvendit, duke thënë se e mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet.

Osmani u ka uruar punë të mbarë e në interes të vendit Bashës dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Redžepi, duke shtuar se shpreson që konstituimi i Kuvendit të përmbyllet sa më parë, në përputhje me Kushtetutën.

banner

E para e vendit ka thënë se shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re.

“Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj. Vlora Çitaku, z. Kujtim Shala dhe znj. Emilija Redžepi. Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit”, thuhet në reagim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy