Abdixhiku: LDK nuk bëhet pjesë e “cirkut votues” për nënkryetarët minoritarë

by informim peje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që ai udhëheq refuzon të bëhet pjesë e “cirkut votues” për nënkryetarët minoritarë, ku edhe ngeci sot konstituimi i Kuvendit.

Sipas Abdixhikut, Vetëvendosja po shkakton kriza qëllimisht.

banner

“Kanë marrë drejtimin e Kuvendit drejt theqafjes jokushtetuese. Le t’i japin zgjidhje krizave që i shkaktojnë qëllimisht; përfshirë dhe precedaneve të rrezikshme bllokuese nga Serbia në të ardhmen. Ky s’është drejtimi ynë! Prandaj dhe s’mund e s’duam të jemi pjesë e një skenari të tillë”, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje ai ka thënë se uroj që votuesit e VV’së të kenë kuptuar se ku ka përfunduar vullneti i tyre.

“Sot, më shumë se kurrë, shtroj dorën e afrimit me secilin qytetar në vend, që nuk ndihet i përfaqësuar me këtë politikë. Që LDK-në e vlerave, në përmbajtje e konstitucionalizëm, ta sheh si adresë të përfaqësimit me dinjitet. Le të bashkohemi rreth ëndrrave normale në një Republikë normale!”, ka shkruar Abdixhiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy