Osmani takon emisarin francez – mbështet ndërtimin e urave të reja mbi Ibër: Të hiqen masat e BE, dëmtojnë zhvillimin e vendit

by informim peje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur ndërtimin e urave të reja mbi lumin Ibër, duke theksuar rolin e tyre në integrimin dhe bashkimin e qytetarëve. Ajo ka bërë thirrje gjithashtu për heqjen urgjente të masave kufizuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin René Troccaz, Presidentja Osmani ka nënvizuar se Kosova është e orientuar strategjikisht drejt integrimit në BE dhe NATO, si dhe të vendosur për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

banner

Në lidhje me urat mbi Ibër, Osmani ka rikujtuar se mbyllja e urës kryesore në Mitrovicë më 1999 nuk ishte çështje sigurie, por pasojë e vendimeve të dëmshme politike. Ajo ka shprehur keqardhjen që, edhe 26 vjet pas mbylljes dhe 10 vjet pas marrëveshjes së Brukselit për hapjen e saj, ura ende mbetet e bllokuar.

“Urat nuk krijojnë tensione. Janë strukturat ilegale kriminale të financuara nga Serbia ato që kanë penguar normalitetin dhe lëvizjen e lirë, duke krijuar atmosferë frike e tensioni. Është veprimtaria kriminale e Radojçiqit dhe grupeve të tij ajo që ka sjellë dhunë, e jo urat”, ka theksuar Osmani.

Lidhur me masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës, Presidentja i ka cilësuar ato të padrejta, duke theksuar se po dëmtojnë qytetarët, proceset demokratike dhe kredibilitetin e dialogut të udhëhequr nga Brukseli.

Në fund të takimit, Osmani ka riafirmuar përkushtimin e Kosovës për të qenë një partner i besueshëm në forcimin e paqes dhe bashkëpunimit rajonal.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy