Zëvendëskryeministri italian: Izraeli e ka kaluar vijën e kuqe, është koha të ndalet

by informim peje

Italia ka qenë shumë e ashpër ndaj Izraelit krahasuar me disa vende evropiane. Por sonte në mbrëmje ka ardhur një deklaratë e numrit dy të qeverisë italiane, duke pohuar se Izraeli e ka kaluar “vijën e kuqe”.

“Bashkësia ndërkombëtare po bën gjithçka që është e mundur për të bindur Netanyahun që të ndalojë këtë valë sulmesh, të cilat synojnë zhvendosjen e popullsisë nga Gaza. Kjo është e papranueshme.

banner

Pajtohem me fjalët e Leo XIV, i cili foli sot, fjalë plot me logjikë të shëndoshë. Hamasi është sigurisht një organizatë terroriste dhe kriminale, e cila përdor popullin e vet si mburojë për të mbrojtur veten, por Izraeli ka kaluar vijën e kuqe të reagimit legjitim pas sulmit të 7 tetorit.”

Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, njëkohësisht edhe zëvendëskryeministër, i ftuar në Zona Bianca të Rete4, duke shtuar se “është koha për të ndaluar”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy